Magazina

Nëntë prodhime alternative për pastrimin e shtëpisë

Për të shkëlqyer shtëpinë nuk është e nevojshme, por nuk është edhe e shëndetshme të shfrytëzoni preparate të forta kimike. Ato janë të dëmshme dhe të shtrenjta. Prandaj, ju kemi përgatitur listën prej nëntë zëvendësimeve adekuate për pastrim, të cilat me siguri i keni në shtëpi.

Kështu, pos që do të keni shtëpinë të pastër, do të keni edhe hapësirë të sigurt jetese.

Nëse do të shfrytëzoni për pastrim artikujt që i keni në shtëpi, do të kurseni nga buxheti juaj familjar, transmeton Telegrafi.

Uthulla

Mund ta shfrytëzoni për pastrim të pothuajse të gjitha sipërfaqeve në shtëpi. Është eliminues natyral i njollave me erë të pakëndshme dhe i asgjëson të gjitha bakteret.

Bëjeni një koktej nga një gjysmë litri uthull dhe ujë, hidheni në shishe e cila ka pompën dhe do të keni mjetin ideal për pastrimin e dritareve dhe të pasqyrës.

Soda bikarbon

Soda bikarbon tashmë ka arritur reputacionin e pastruesit natyral. Për njollat nga raftet e frigoriferëve, pllakave, sipërfaqeve të metalta spërkatni pak pluhur direkt në njolla dhe pastroni.

Për të eliminuar aromat e pakëndshme nga mikrovala apo nga makina e enëve, hidhni pak pluhur dhe pastrojeni, përkatësisht aktivizoni makinën e enëve, por pa enë brenda.

Lëngu i limonit

Është mjeti më i mirë dezinfektues të cilin mund ta shfrytëzoni për larje të rrobave, por edhe për pastrimin e sipërfaqeve të drunjta në kuzhinë. Më i efektshëm është në kombinim me ujë të ngrohtë.

Nëse duhet të pastroni sipërfaqe tepër të përlyera, atëherë kombinojeni me sodë bikarboni (nevojiten dhjetë minuta për të arritur veprimin). Shfrytëzoni edhe lëvoren e limonit, të cilën do ta vendosni në elementet e kuzhinës dhe do të lirojnë aromë të këndshme.

Boraça

Është mjet i shkëlqyeshëm për pastrim të tapetave. Për pastrim efikas të dyshemeve dhe të mureve bëjeni tretjen nga një e treta e boraçës, 1,5 litra ujë të ngrohtë dhe një lugë sapun të lëngët.

Alkooli
Për dezinfektimin dhe eliminimin e njollave nga yndyrat më së miri përdoreni alkoolin, pastaj për receptorin e telefonit, tastaturën e kompjuterit, dorezat e dyerve.

Nëse ju pik qiriu, lehtë mund ta pastroni me tretje të fortë alkooli, por do t’i eliminoni edhe njollat e ngjyrës së stilolapsit.

Amidoni

Është absorbues i shkëlqyeshëm i cili në kombinim me ujin krijon pastë të shkëlqyeshme për pastrim të yndyrave në kuzhinë. Mund ta hidhni edhe nëpër tepih, pastaj ta lini të qëndrojë 20 minuta, pastaj fshijeni me thithëse pluhuri.

Uji mineral

Artikull i pazëvendësueshëm për shkëlqimin e mobilieve. Shfrytëzojeni edhe në kombinim me disa pika lëngu limoni apo të ndonjë vaji tjetër esencial.

Kripa e trashë

Ky artikull natyral është i dobishëm për pastrim të enëve në të cilat është djegur ushqimi, por edhe për shkëlqim të pllakave të murit dhe të banjës. Është efikase edhe për heqjen e yndyrës nga furra e shporetit.

Pasta e dhëmbëve

Është jashtëzakonisht e mirë për shkëlqimin e enëve nga argjendi, por edhe të pjesëve të stolive nga metalet e tjera të fisnikëruara.

Njollat nga uji në karrigen tuaj prej druri do të eliminohen nëse në to hidhni pak pastë, e lini që të thahet, e pastaj e fshini.

Related Articles

Back to top button