Si t’i eliminoni vrimat e cigareve nga mobiliet?
A ju ka ndodhur së paku një herë që pasi të kenë shkuar mysafirët të mbetet gjurmë në kanapenë tuaj të preferuar, madje gjurmë djegie nga cigarja? Apo rastësisht vetë keni djegur diçka me cigare?
Me siguri po, mirëpo nuk ka nevojë të brengoseni shumë, sepse edhe për këtë ekziston zgjidhja.
Njëra ndër mënyrat është që në vendin e djegur disa herë të qitni pak hidrogjen apo që vendin e djegur ta fërkoni me limon dhe ta nxirrni në diell.
Kur të qitni hidrogjen në vendin e djegur është shumë me rëndësi që më parë të dini se a e lëshon ngjyrë materiali, sepse në atë mënyrë mund të bëni dëm më të madh.
Kur të qitni hidrogjen pak fërkojeni, pastaj shpëlajeni dhe procedurën përsëriteni disa herë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, te gjurmët e djegura mund t’ju ndihmojë edhe patatja.
Mjafton që ta fërkoni me një copë patate dhe thjesht të pritni pjesët e djegura me gërshërë.
Kjo mënyrë është më e mira kur ju ndodh që t’ju digjet tepihu.