Magazina

Ulni shpenzimet dhe pengoni prishjen e bojlerit: Mjeshtri ju këshillon se si ta kyçni!

Njëra ndër misteret, siç duket, e pazgjidhshme është pyetja kur bojleri shpenzon më së paku rrymë – kur është vazhdimisht i kyçur apo kur kyçet sipas nevojës?

Dikush do t’ju thotë që është shumë më racionale të lihet bojleri i kyçur gjithë ditën dhe gjithë natën, sepse atëherë nuk e ngrohë gjithë ujin, por vetëm e plotëson ngrohjen, të tjerët propagandojnë teorinë që më së miri është të kyçet sipas nevojës. Çfarë na thotë për këtë dilemë mjeshtri i këtyre aparateve shtëpiake?

Nuk është fare e vërtetë që është mirë të jetë bojleri vazhdimisht i kyçur. Natyrisht, e gjitha varet nga numri i anëtarëve të amvisërisë.

Pra, nëse është fjala për beqarin apo për çiftin bashkëshortor, për ata më racionale është që bojleri të jetë i kyçur sipas nevojës, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, nëse është fjala për familjen me më shumë anëtarë, për ta me siguri më e përshtatshme është që bojleri të jetë vazhdimisht i kyçur, sepse në çdo çast dikujt do t’i nevojitet uji.

Gjithashtu, edhe dedikimi i bojlerit luan rol të madh, nëse bojleri është i dedikuar vetëm për të bërë dush, atëherë është më e arsyeshme ta kyçni herë pas here, por nëse është fjala për bojlerin e madh të cilin e përdorni edhe për kuzhinë, atëherë me siguri do ta fikni shumë rrallë.

Pra, kursimi më i mirë megjithatë është ta kyçni sipas nevojës, dhe natyrisht, nëse tashmë kujdeseni të kurseni, përpiquni që ta kyçni kur është tarifa më e lirë.

Sa i përket jetëgjatësisë së bojlerit, siç na shpjegon mjeshtri, është krejtësisht njësoj se a punon vazhdimisht apo jo, nëse të gjitha pjesët janë në rregull. Ajo që vërtet funksionon mirë, është që termostatin ta rregulloni në 55 – 60 gradë. Dhe vlera më e madhe që do ta rregulloni është eventualisht 60 gradë. Nën 55 gradë nuk krijohen gurëz.

Nga ana tjetër, nëse termostati është vazhdimisht i rregulluar në 90 gradë, do të krijojë shumë më tepër gurëz, posaçërisht në kushtet tona, duke pasur parasysh që uji është i fortë.

Pra, sa i përket kursimit, megjithatë mos e mbani bojlerin vazhdimisht të kyçur, por nëse do të dëshironi t’ia zgjasni jetën, kushtoni kujdes termostatit dhe pastrojeni nga gurëzit një herë në vit.

Related Articles

Back to top button