E përzura romin e vogël nga dyqani por ai…
Home » Opinion » E përzura romin e vogël nga dyqani por ai…
E përzura romin e vogël nga dyqani por ai…
Opinion, Slider
E përzura romin e vogël nga dyqani por ai…
Unë e kam një dyqan për biçikleta dhe çdo ditë aty më vjen një rom i vogël, i cili më kërkon t’i jap para për të ngrënë diçka për mëngjes.
Edhepse gjithmonë i jepja disa para të imta, atë ditë isha shumë e ngarkuar me problemet e mia dhe e nervozuar, andaj me një ton pak të ngritur i thashë: – nuk kam para, as vet nuk kam ngrënë asgjë, dil nga dyqani im!
Ai më dëgjoi dhe pa asnjë fjalë u largua nga dyqani.
Për habinë time, ai u kthye pas rreth 15 minutash. Në dorë po e mbante një kifle në letër, e cila ishte e ndarë në dy pjesë, dhe mu lut që ta ndajmë…
Kur e pashë atë, diçka më mbërtheu në fyt, nuk po mund ta besoja. Vetëm i thashë: “Zgjidhe një biçikletë se po dua të ta dhuroj!”
Kurrë nuk kam ngrënë gjysmë kifle më të shijshme se atëherë…
Përshtati: Miftar Ajdini