MagazinaReligjioni

Ramazani ne Stamboll, siç nuk keni dëgjuar!

Qyetaret e Stambollit kanë qenë të zënë ditët e fundit, pasi po pergatiten per ta pritur Muajin e Shenjte te Ramazanit. Ky muaj, i cili vecohet me agjerim, bamiresi, lutje dhe vetekontroll, shoqerohet me ritmet e zhurmshme te ketij metropoli, i cili ben me te veçante atmosferen.

Fetarisht, muaji i Ramazanit shenon zbritjen e Kur’anit profetit Muhamed (a.s) ne vitin 622, dhe prej ketu fillon kalendari islamikAgjerimi i Ramazanit do te jete kenaqesi e miliona qytetareve te Stambollit, te cilet kane vendosur ta sfidojne urine dhe etjen ne keto dite te nxehta dhe te gjata vere.
Ne Stamboll organizohen aktivitete te shumta, ku njerezit gjejne kenaqesi, si ne kohet e vjetra

Ramazani fillon neser me daten 18 qershor, ndersa taravite e para mbahen sonte ne mbremje, dhe vazhdojne gjate tere muajit te shenjte.Te gjitha komunat e stambollit kane zhvilluar aktivitete per iftare te ndara per t’u sherbyer qindra njerezve ushqime nga me te ndryshmet, por edhe per tu dalur ne ndihme atyre qe jane ne nevoje.Vetem komuna Uskudar do te sherbej rreth 7000 ifare rregullisht, dhe ate, ne nje atmofere te embel prane detit.Ndersa komuna Zeytinburnu do te ofroj iftare te rregullta per 50.000 persona, per 30 dite me radhe.Edhe furrat e bukes po pergatiten per specialitetin e Ramazanit, qe ne Turqi njihet si “pide”, nje lloj i vecante buke me fare te zeze, mjaft e popullarizuar ne Ramazan.Hurmat jane nje tjeter simbolike e Ramazanit, dhe vijne ne treg ne forma te ndryshme, dhe cmime te ndryshme.
Ramazani, thone banoret e Stambollit, eshte mundesia me e mire te jemi afer njeri tjetrit, te leme anash hallet e perditshmerise, dhe te behemi bashke per te shijuar embelsine e besimit, unitetit dhe meshires. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button