Magazina

Në këtë shtet dhurata më e mirë është libri

“Më mirë mos të kesh një palë këpucë, se sa mos të kesh një libër!,- thotë një shprehje e vjetër islandeze. Dhe jo më kot… Në Islandë, dhurata ideale për Krishtlindjet është një libër.

Mbrëmjen e 25 dhjetorit, islandezët e kalojnë duke lexuar dhe duke ngrënë çokollata, derisa t’u mbyllen sytë. Kjo ka çuar në një traditë të gjatë, që daton që nga Lufta e Dytë Botërore e që njihet me emrin “jolabokaflood”, që do të thotë “Christmas Book Flood”, që nënkupton njëfarë përmbytjeje nga librat e Krishtlindjeve.

“World Economic Forum” e cilëson Islandën si një ndër vendet më të arsimuara në botë, transmeton tch.

Sipas statistikave, 1 në 10 islandezë gjatë jetës publikon një libër.

Edhe shtëpitë botuese, i nxjerrin titujt e rinj gjithmonë para Krishtlindjeve, sepse kjo është periudha kur në mbarë vendin shiten më shumë libra.

Related Articles

Back to top button