Magazina

Mësojani fëmijës vetëmbrojtjen verbale

Fëmijët nuk gënjejnë, pra vogëlushët e thonë atë që mendojnë, me ç’rast mund të bëhen shumë të vrazhdë dhe të lëndojnë moshatarin e tyre në lojë ose në shkollë.

Është e njohur që fëmijët nuk gënjejnë, prandaj do të duhej që sa më parë t’ia mësonit fëmijës tuaj vetëmbrojtjen verbale, këshillon Jelena Holcer, pedagoge e diplomuar dhe drejtore e Shkollës për prindër.

– Sa më parë që t’ia mësoni fëmijës vetëmbrojtjen verbale, aq më mirë është për të. Fëmija patjetër duhet t’i tregojë moshatarit të vetë që ofendimet, etiketimet, kritikat e pengojnë.

Mirëpo, nëse këtë e thotë me zë të qetë dhe të turpshëm, kështu nuk do ta pengojë dhunuesin që akoma ta torturojë, thotë bashkëbiseduesja.

– Prandaj, sikur në orët e aktrimit, mësojeni që ta pengojë dhunuesin me qëndrimin, zërin dhe shprehjen serioze të fytyrës, mund edhe të bërtasë “Pusho, mos vepro më ashtu, më pengon tmerrësisht”.

Nëse kjo mënyrë nuk e ndalon, mund të largohet nga ai, të qëndrojë fizikisht larg nga ai i cili e ofendon apo të kërkojë ndihmën tuaj apo të arsimtarit – thekson pedagogia.

Varësisht nga situata, fëmija duhet patjetër të mësojë se cilat mënyra të vetëmbrojtjes i ka në dispozicion, kjo është diçka që u takon prindërve, sepse fëmijën e moshës shkollore nuk do të mësojë askush tjetër pos prindërve, përfundon pedagogia.

Related Articles

Back to top button