Rozë
Këngëtari Preshevar Flamur Iljazi-Buli sjell albumin e katërt
Këto ditë këngëtari i njohur Preshevar Flamur Iljazi-Buli para dashamirëve të muzikës ka shpalosur albumin e tij të dytë.
Buli është këngëtari më i kërkuar në Luginën e Preshevës për sezonin 2017/2018, pasi ka performuar nëpër shumë dasma në vendin tonë dhe në rajon gjithashtu edhe nëpër mbrëmje të ndryshe muzikore.
Albumi titullohet “Buli live” dhe gjendet në pikat e shitjes në Preshevë, Bujanoc, Maqedoni dhe Kosovë.
Albumi përmban gjithsejtë 10 këngë. Janë këngë popullore dhe ritmike, ky album është orkestruar nga Shenoll Fetahu.
Vlen të theksohet se këngëtari Buli përpos dasmave të sezonit, ai këndon edhe në diasporë dhe është shumë i mirëpritur nga bashkatdhetarët dhe dashamirët e muzikës së tij. Presheva.AL