MagazinaShëndetësi

Shkenca e vërteton se gjumi i mirë ju bënë më të bukur

Gjumi i bukurisë mund të duket si frazë përrallash, por ai ekziston në të vërtetë.
Së fundmi janë shkencëtarët, ata që e kanë provuar këtë fakt falë një studimi të kryer.
Pas një eksperimenti ku njerëzit u deprivuan nga gjumi për rreth 4 netë, studiuesit dolën në disa përfundmi që tregojnë rëndësinë e gjumit.
Personave të përfshirë në studim iu morën mostrat e gjakut çdo mëngjes, për të vlerësuar qelizat mononucleare të gjakut (PBMC).
Këto qeliza të gjakut luajnë një rol kyç në sistemin imunitar dhe aftësisë për të luftuar infeksionin.
Rezultatet treguan se vetëm një natë e privimit të pjesshëm të gjumit aktivizon ndryshime në strukturën e PBMCs.
Në veçanti, këto struktura konsistojnë në një akumulim në rritje të dëmit, që në fund ndalon ose prish ciklin e qelizave.
Plakja biologjike është klasifikuar si shkalla në të cilën qelizat dhe organet përkeqësohen dhe trupi ynë humbet disa funksione te caktuara.Duke dëmtuar qelizat, mungesa e gjumit mund të shkaktojë përkeqësim dhe plakja do të ndodhë shumë më shpejt se ajo do të vinte nëse gjumi do të bëhet i plotë.
Ndaj kini kujdes me pagjumësinë dhe flini minimalisht 8 orë. Kjo do t’ju mbaj të rinj dhe plakja do të jetë më e “bukur”

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button