MagazinaRozë

Jepet një përgjigje shkencore pse Kim Kardashian është kaq e njohur

Atë e ndjekin 36 milionë njerëz në Instagram ndërsa 33 milionë në Twitter. Ndërkohë që rezultatet e një hulumtimi kanë bërë të ditur arsyet se pse Kim është kaq e njohur.
Sipas shkencëtarëve disa yje mund të nxisin reaksione të forta në tru , ndërkohë që tek Kim jemi aq shumë të fokusuar për shkak të numrit të madh të fotografive që ajo shpërndanë.
Nëse e dëgjojmë ndonjë deklaratë të dikujt , mund të ketë debat të pafundmë, përderisa për fotografinë nuk duhet ndonjë debat apo ndonjë proces analize.
Sigurisht se është me rëndësi se kush është personi që i publikon ato fotografi.
“Është fakt që në të shumtën e rasteve Kim vet i publikon fotot dhe kjo na bënë të besojmë se kemi shumë qasje tek ajo si person dhe në jetën e saj se sa kur këtë e shohim në ndonjë revistë” ka thënë Melanie Cohen, Profesoreshë e Mediave, Kulturës dhe Komunikimit në Universitetin e New York’ut
“Ajo i është publikuar 100 përqind publikut. Ka dalë në publik sikur nuk ka asgjë të fsheh, kështu që e gjithë kjo duket reale” ka thënë Cohen.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button