Ulja në pozitë me këmbë të kryqëzuara mund të jetë elegante, por e dëmshme për shëndetin
Pavarësisht se qëndrimi ulur me këmbë të kryqëzuara vlerësohet si pozicion elegant, faktikisht është edhe pozicion i dëmshëm për shëndetin.
Kryqëzimi i këmbëve mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, prandaj është mirë të shmangni uljen në këtë pozitë.
Disa studime kanë treguar se ulja afatgjate me këmbë të kryqëzuara shpie në shtypje të lartë të gjakut dhe në rritje të presionit mbi nerva.
Edhe gratë të cilat nuk kanë probleme me shtypje të gjakut këshillohet të mos ulen në një pozicion të tillë për një kohë të gjatë.
Kjo pozitë mund të shpie në paralizimin e nervave peronal, dhe të shkaktojë presion.
Tjetra është se ulja me këmbë të kryqëzuara ndikon dukshëm në qarkullimin e gjakut, si dhe mos balancimi i pelvikut është një pasojë tjetër e këtij pozicioni.