Zbuloni çfarë gjysheje jeni ose do të bëheni në bazë të shenjës së horoskopit
Ata që janë rritur me një gjyshe në shtëpi e dinë shumë se përkëdhelitë, puthjet e përqafimet e tyre nuk kanë të krahasuar me asgjë tjetër në këtë botë pasi një gjyshe është thjesht E PAZËVENDËSUESHME. Ato kanë një vend të veçantë në zemrën e çdokujt dhe janë të vetmet ku mund të ndihesh pak fëmijë, por keni menduar ndonjëherë si mund të jeni ju si gjyshe? Yjet kanë ndikim në çdo fushë të jetës, madje edhe në llojin e gjyshes që jeni apo do të jeni një ditë në të ardhmen:
1.Dashi: Gjyshet e shenjës së Dashit janë gjyshet më të gjalla dhe aktive të horoskopit. Duket sikur janë në gjendje të bëjnë gjithçka për të kënaqur nipat dhe mbesate tyre, kështu që mos u habisni teksa shoqërojnë fëmijët në kopësht apo kurse baleti të shndërrohen edhe ato në pak fëmijë.
2.Demi: Gjyshet e shenjës se Demit janë gjyshet duararta që do të dëshironte të kishte çdo fëmijë. U pëlqen të kalojnë shumë kohë duke lexuar bashkë me nipërit, t’u gatuajnë ushqime të shijshme e të shëndetshme dhe t’i ndihmojnë në aktivitetet krijuese siç mund të jenë piktura ose çdo lloj forme tjetër e artit.
3.Binjakët: Fëmijët që do të kenë fatin të kenë gjyshe të shenjës së Binjakëve duhet të mendojnë që tani ku të vendosin lodrat, pasi kjo shenjë e cila është më dorëlëshuara e zodiakut ka ndërmend të shndërrojë dhomën e tyre në një park lojërash. Por, përveç blerjes së lodrave, atyre u pëlqen të luajnë tërë kohës.
4.Gaforrja: Gjyshja Gaforre mund të duket e rreptë në pamje të parë, por pas saj fshihet një engjëll i vërtetë. Është një ndër gjyshet më të dhembshura dhe tolerante, kështu që edhe nëse bëni ndonjë gabim ajo do t’ua falë.
5.Luani: Është e pamundur që Luani të distancohet nga nevoja për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, mesa duket edhe gjyshet e kësaj shenje kanë të njëjtin fat. U pëlqen të mburrin nipat e mbesat e tyre në publik, si dhe të tregojnë sa krenare ndihen për ta. Janë shumë të dashura, bujare dhe u pëlqen të ndajnë gjithë kohën e tyre me mjaltin e mjaltit, siç thotë populli.
6. Virgjëresha: Gjyshet e shenjës se Virgjëreshës janë shumë të fiksuara dhe të përkujdesura pas higjienës.Kur shkon tek shtëpia e tyre nuk mund të ulesh në tryezën e ngrënies pa larë duart. Kujdesi për shëndetin e nipërve është thelbësor për to dhe mundohen t’i mbrojnë sa më shumë.
7.Peshorja: Gjyshet e shenjës së Peshores i kushtojnë një rëndësi të veçantë argëtimit të nipërve e mbesave, që jo gjithmonë nënkupton lodrat. U pëlqen t’i çojnë shpesh në kinema, teatër apo në cirk dhe nuk mërziten asnjëherë pranë tyre.
8.Akrepi: Gjyshet e shenjës se Akrepit janë ‘’autoritare’’, por shumë interesante nga ana tjetër. Ato tregojnë gjithmonë histori magjike dhe të jashtëzakonshme që të bëjnë të ëndërrosh dhe të ndihesh si në një botë paralele.
9.Shigjetari: Gjyshet e shenjës së Shigjetarit adhurojnë udhëtimet dhe janë mjaft sportive. Kjo është edhe arsyeja kryesore që shpeshherë pëlqejnë të organizojnë me ta pikniqe në natyrë, mal etj. Me to natyra nuk ka kurrë sekrete.
10.Bricjapi: Gjyshet e shenjës së Bricjapit janë shumë të ëmbla, të dashura dhe gjithmonë të organizuara. U pëlqen të shëtisin me ta, t’i ndihmojnë me detyrat, të bëjnë pazare dhe të organizojnë aventura prej eksploratorësh.
11.Ujori: Gjyshet e shenjës së Ujorit janë gjyshet më të hareshme të zodiakut. U pëlqen të improvizojnë gjithë kohës, të përgatisin lojëra etj, dmth të bëjnë gjithçka që nipërit e mbesat të ndihen sa më mirë.
12.Peshqit: Gjyshet e shenjës së Peshqve janë teë ndjeshme, intuitive dhe dëgjuese te mira. Ato adhurojnë muzikën dhe gjithë kohës u këndojnë të vegjëlve të tyre./e.e