Irani vjen “me risi” në fushën e teknologjisë, lançon “Hallall Net”
Irani ka në plan të krijojë versionin e vet të internetit të kontrolluar në nivel lokal, të quajtur “Hallall Net”, për të ruajtur kontrollin e rreptë mbi rrjedhën e informacionit në publik.
Sipas medieve të huaja, kjo po ndodh në një kohë kur ky vend është afër shënimit të 40-vjetorit të revolucionit.Tutje thuhet se marrëdhënia e Republikës Islamike me rrjetin botëror është shumë e komplikuar, transmeton Koha.net.
Për t’iu ikur problemeve të shumta, si zgjidhje e autoriteteve është krijimi i të ashtuquajturës “Interneti Hallall”, që është version i kontrolluar i internetit në nivel lokal.
Ideja e këtij interneti në Iran ka filluar që nga viti 2001, pas protestave e trazirave të vitit 2009, e që do të thotë se do të ketë më shumë kontroll në vend.