Ata që studiojnë më shumë jetojnë më gjatë
Sipas studiuesve, personat që gjatë jetës së tyre i kushtohen arsimimit dhe studiojnë më shumë gjatë jetës, jetojnë 12 vjet më shumë se sa ata që nuk përfundojnë të gjitha ciklet e shkollimit.
Ata që studiojnë më shumë jetojnë më gjatë
Kultura si një eliksir i jetës: studiuesit e grupit të David Cutler kanë zbuluar se kush studion më shumë se 12 vjet, ka pritshmëri për një jetë më të gjatë në krahasim me ata që nuk kanë kryer më shumë se shkollën e mesme.
Grupi ka hetuar certifikatat e vdekjeve dhe duke analizuar popullatën e bardhë dhe hispanike, ka krijuar dy seri të dhënash që kanë të bëjnë me vitet 1981-1988 dhe 1990-2000.
Në të dyja periudhat jetëgjatësia kishte të bënte me ata që studiojnë më shumë se 12 vjet. Duke ekzaminuar situatën e femrave, studiuesit kanë zbuluar se gratë më pak të kulturuara kanë një të tatëpjetë rreth të 25-tave.
Në përgjithësi, nëse ata që kanë studiuar kanë mundësinë të arrijnë moshën 82 vjeç, kush ka studiuar më pak shkon deri në 75 vjeç.