Magazina

Shtatë arsye të pazakonta përse ju dalin puçrra vend e pa vend në çdo kohë

Aknet konsiderohen nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë si një problem i lëkurës, nga i cili vuajnë më shumë se 50 milionë amerikanë! Kryesisht prodhimi i tepërt i yndyrës, bllokimi i poreve, rritja e baktereve brenda folikulave të pushit të fytyrës janë shkaqet kryesore të akneve! Pas tyre, një rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës luan gjithashtu gjenetika, hormonet dhe faktorë të tjerë të brendshëm! Por arsyet më poshtë mund të jenë të panjohura për shumë prej jush!
1. Jeni duke përdorur produkte që përmbajnë përbërës pore-clogging. Kërkoni për produkte kozmetike, në etiketën e të cilave do të lexoni “noncomedogenic”! Vetëm në këtë mënyrë nuk do të rrezikoheni nga aknet, pasi poret tuaja do të jenë të pastra dhe jo të bllokurara.
2. Mbipërdorimi i produkteve anti akne që përmbajnë acidi salicilik, peroksid benzoili ose trajtime me squfur mund të thajë lëkurën tuaj më shumë nga se duhet, duke nxitur mbirpodhimin e yndyrës. Këto produkte mund të bëjnë që pamja e akneve të duket edhe më keq, pasi përbërësit aktivë mund të djegin pak shtresën e sipërme të lëkurës tuaj nëse i përdorni shumë shpesh.


3. Mos e teproni me ushqimet pikante
Ushqimet pikante me domate dhe speca, të cilat përmbajnë likopenë acide mund të jenë ngacmuese për lëkurën e disa njerëzve duke ndryshuar pH e kësaj të fundit dhe duke shkaktuar puçrra.
4. Mos lejoni që gjatë dushit, shampoja e flokëve, balsami apo shampoja e trupit të bien në fytyrën tuaj. Sulfatet (agjentët e spastrimit), enzimat hidratuese etj mund të depërtojnë në poret tuaja, duke i bllokuar ato dhe duke shkaktuar puçrra.
5. Mos e eksfoljoni fytyrën kur puçrrat janë aktive, pasi në këtë mënyrë ju do të nxisni përhapjen e baktereve në të gjithë lëkurën. Ndonëse skrabi eleminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe pastron poret, në fazën e parë të akneve mund të shkaktojë më shumë probleme sesa të zgjidhë.
6. Pini duhan. Çdo herë që tymosni një cigare, ulet sasia e oksigjenit që shkon në fytyrë. Kjo shkakton prishjen e kolagjenit dhe elastinës duke përshpejtuar shfaqjen e rrudhave.
7. MOS E PREKNI ME DORË FYTYRËN , MOS I SHTRYDHNI PUÇRRAT/e.e

Related Articles

Back to top button