Lajme

Humb jetën një grua në aksident, arrestohet shoferi nga Bujanoci

Në aksident që ka ndodhë afër qytetit të Vranjës ka humb jetën një grua (47) nga komuna e Bujanocit.

Sipas policisë së Bujanocit, aksidenti ka ndodhë rreth orës 18 në rrugën regjionale nga ana e fshatit Davidoc, nën urë.

Gruaja ka humbur jetën kur në të ka goditur vetura e tipit Mercedes me targa BU të cilën po e drejtonte shoferi (48) nga komuna e Bujanocit.

Kjo grua e pafat e cila po kalonte rrugën nga goditjet e marra ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Shoferit iu është caktuar mbajtje prej 48 orë dhe kundër tij do të ngritet padi për shkak të rrezikimit të trafikut.

Related Articles

Back to top button