FunMagazina

Bëhen gjyshër për të 100-ën herë

Kjo është një familje, e cila është bërë pjesë e rekordeve Guiness, pasi pas 59 vitesh martesë çifti ka 12 fëmijë e 99 nipa e mbesa, dhe tashmë ata janë bërë gjyshër për të 100-tën herë.
Familja jeton në Ilinois të Amerikës dhe kanë ndërtuar e themeluar një kompani ndërtimi.
Donna Lane fëmija më i madh i çiftit ka marrë përsipër mbledhjen e të gjithë anëtarëve të familjes. Për bashkimin e familjes u është dashur që të marrin me qira sallën e një kishe.
Për të mbajtur mend datat e lindjes së të gjithë pjesëtarëve të familjes nuk është një gjë aspak e lehtë.
Zangerët janë vërtetë të shumtë në numër. Ata janë plotë 100 nipër e mbesa. Fisi më i madh në botë është e përbërë nga 53 janë nipa e mbesa, 46 stërnipa e stërmbesa dhe 2 stër stër nipa.
Një familje me të vërtetë shumë e madhe, e cila u plotësua nga ardhja në jetë e të voglit Jaxton Leo, i cili formoi numrin e plotë me dy zero.
“Zoti na ka bekuar duke na dhënë në vazhdimësi fëmijë”, është shprehur më i madhi i fisit Leo Zanger, i cili bën shaka duke thënë se pa frikë mund të themelojë një shtet më vete.
Leo dhe Ruth festojnë vitin e ardhshëm 60 vjetorin e martesës së tyre. Ata kanë pasur 12 fëmijë të lindur nga viti 1956 deri në vitin 1984, nga të cilët, i fundit është Joe, i cili kur ka lindur ishte bërë xhaxha dy herë.
Mbesa e parë e çiftit ka lindur në vitin 1975 dhe quhet Jeannine, ndërsa nipi i fundit ka lindur 40 vite më vonë, në vitin 2015 dhe quhet Jaxton Leo.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button