Lajme

Plagoset një 18 vjeçar në Prishtinë

Një person 18-vjeçar është plagosur si pasojë e të shtënave që kanë ndodhur sot në Hajvali të Prishtinës.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës ka thënë përmes telefonit për KosovaPress, se rasti ka ndodhur pas orës 15.00, ndërkohë që policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, dhe se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të plumbave.

Ai ka thënë se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij incidenti”, tha Hoxha

Related Articles

Back to top button