Magazina

Ilaç efektiv kundër gjëndjes së keqe shpirtërore, stresit dhe gjëndjes së keqe mendore

Doktor Kemal thotë në librin e tij me titull (mjekësija e lashtë egjitjane), që sidri u përdorte në egjiptin e lashtë si ilaç efektiv kundër gjëndjes së keqe shpirtërore, stresit dhe gjëndjes së keqe mendore, po ashtu e përdornin dhe si ilaç kundër dhimbjes se kokës. Sidri në atë kohë quhej dhe me emra të tjerë si: arxh, zaxhzaxh, zafzuf, irdexh ndërsa mjekësija e sotme e njeh sidrin si (lotosi ose Ziziphus Spina-chsisti) dhe është nga grupi i familjes (rhamnccae).

Transmetohet në një hadith të cilin e kanë transmetuar gjashtë muhadithët (dijetarët e hadithit) dhe Ahmedi (Allahu i mëshiroftë) se i Dërguari i Allahut Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: ” Lahuni me ujë, e sidër. Nuk asgjë më të mirë për larjen e kokës se lëngu i zier i sidrit. Thotë Imam Dhehebiu: Larja (bërja dush) me sidër i bën dobi kokës dhe largon temperaturën.

Related Articles

Back to top button