Magazina

Mëshira e Muhamedit alejhi selam ndaj kafshëve (mos të të ikë pa e lexuar këtë ngjarje interesante)…

Njëherë, Profeti a.s u tha shokëve të tij:..

“Ndërsa një burrë ishte duke ecur, e mori etja, prandaj zbriti në një pus dhe piu ujë në të. Kur doli jashtë, pa një qen që po gulçonte duke ngrënë dheun për shkak të etjes së madhe. Burri tha me vete, ‘Kjo krijesë është duke vuajtur njësoj si unë deri para pak çastesh’, prandaj ai zbriti në pus, mbushi këpucën me ujë dhe e shtrëngoi mes dhëmbëve ndërsa me duar u kacavirr për të dalë nga pusi, për t’i dhënë qenit ujë. Allahu e vlerësoi këtë veprim dhe ia fali mëkatet e tij.”..

Sahabët e pyetën Profetin a.s: “O I Dërguar i Allahut, a ka shpërblim edhe për dhembshurinë e treguar ndaj kafshëve?”

Profeti a.s u përgjigj:…

“Shpërblim ka në shërbimin ndaj çdo krijese.” (Buhariu dhe Muslimi)

Bazuar në këtë parim, sipas të cilit shërbimi ndaj çdo krijese shpërblehet, Profeti a.s mund të konsiderohet si pararendësi i çdo organizate dhe shoqate që ka si objektiv mbrojtjen e kafshëve dhe trajtimin e tyre me dhembshuri.

Ai u parapriu të tilla shoqatave me disa qindra vite kur tha:
“Një grua u ndëshkua për shkak të një maceje. Ajo e mbylli atë dhe për këtë hyri në ferr. Nuk i la as ushqim dhe as i lejoi që të kërkonte vetë.” (Buhariu dhe Muslimi)

Me këtë histori Profeti a.s donte t’i mësonte shokët e tij të tregoheshin të dhembshur ndaj kafshëve dhe t’i trajtonin mirë ato. Ai u mësoi atyre se vrasja e një kafshe pa një arsye të ligjshme, ose shkaktimi i vdekjes duke i pamundësuar të ushqyerit, mund të të çonte drejt ferrit. Kjo është një histori e pashembullt dhe unike ndër ligjet njerëzore dhe sistemet që qeverisin botën.

Ai gjithashtu paralajmëroi ndaj vrasjes së kafshëve pa arsye duke thënë:

“Çdo person që vret pa arsye një zog, apo ndonjë tjetër gjallesë më të madhe, do të japë llogari përpara Allahut në Ditën e Gjykimit.”
Dikush e pyeti: “O I Dërguari i Allahut, kur është e arsyeshme një vrasje e tillë?”
Ai u përgjigj: “Kur vritet për t’u ushqyer me të, jo thjesht për t’i prerë kokën dhe për ta hedhur.” (Nesaiu)

Profeti a.s urdhëroi për butësi dhe mëshirë edhe gjatë therjes së kafshëve. Ai thotë:

“Në të vërtetë, Allahu ka urdhëruar për mirësi dhe saktësi në çdo gjë. Prandaj kur vrisni një kafshë, vriteni mirë, dhe kur ta therni, thereni mirë. Mprihni thikën dhe kursejani vuajtjet kafshës që do të therni. “

Një dijetar tregon se disa perëndimorë kishin pranuar Islamin pasi kishin mësuar mbi metodën islame të therjes së kafshëve, çka vërteton perfeksionin e këtij religjioni në çdo aspekt jetësor.

Profeti gjithashtu ka thënë:

“Mos përdorni si shënjestër asgjë që ka shpirt.” (Buhariu dhe Muslimi)

Related Articles

Back to top button