Magazina

Gjendet guri që përmendet në Kur’an

Një burrë nga Arabia Saudite, gjatë kohës që po bënte gjueti në një zonë malore pranë kufirit me Jemenin, ka gjetur një gur të errët, që e njohu menjëherë.
Guri ishte i ngjashëm me ata që përmenden në Kur’an, në suren El-Fil (Elefanti).

Pas testimeve të kryera, është gjetur se bëhet fjalë për një gur unik dhe të panjohur deri më sot, mbi 1.500 vite i lashtë.

Salih Musfer El-Gamdi thotë se guri, i cili peshon 131 gram, në vete mban viztaimet e gdhendura të zogjëve dhe të elefantëve. Ai thotë se guri u gjet në luginën jugore Xherb, e njohur si Lugina e gjelbër, në të cilën Ebrehaja dhe ushtria e tij qëndruan për pak kohë para se ta sulmonin Mekkën.
Në Kur’an, Allahu xh.sh. përmend se si dërgoi zogjte Ebabil, të cilët hodhën gurë nga argjili mbi ushtrinë të cilën e udhëhiqte kryekomandanti abisinas Ebrehaja, i cili ishte nisur që ta rrenonte Qaben në Mekkë, mu në agim të Islamit.

Related Articles

Back to top button