Magazina

Detergjentët e pastrimit shkaktojnë të njëjtin dëm si 20 cigare në ditë

Nuk ka rëndësi nëse i hasim në punë apo në shtëpi. Ekspozimi ndaj substancave që gjenden në detergjentët spërkatës dhe produkte të tjera për pastrimin mund të na dëmtojnë rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë.

Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit të Bergenit, në Norvegji.

Studimi nxorri në pah se sidomos gratë, të cilat i përdorin rregullisht këto produkte, me kalimin e viteve vënë re një rënie të funksionit të mushkërive. Kjo rënie është afërsisht sa ajo e një duhanpirësi që pi 20 cigare në ditë.

“Cigarja, infeksionet respiratore, plakja dhe ndotja e ambientit nuk janë armiqtë e vetëm të mushkërive.

Edhe punët që kryejmë në shtëpi mund ta përshpejtojnë rënien e funksionit të mushkërive”, shpjegon Mario Olivieri, pneumonolog dhe alergolog në Qendrën Spitalore të Integruar të Veronës, një nga mjekët që morën pjesë në studim.

“Përdorimi i produkteve për pastrimin si nga punonjësit e këtij sektori, edhe nga shtëpiaket, mund të bëhet faktor rreziku për shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes”, thotë ai.

Studimi është bazuar mbi analizimin e të dhënave të Europian Community Respiratory Health Survey, që ka përfshirë 22 qendra të Europës me një total prej 6235 persona të mbajtur nën vëzhgim.

Me një moshë mesatare 34 vjeç, ata janë ndjekur për 20 vjet me radhë. j.j

Related Articles

Back to top button