Magazina

Fillimi i ditës së agjërimit duke qenë xhunub (Lexoje kjo është shumë me rëndësi)

Atë që e arrin fillimi i agjërimit duke qenë xhunub – i papastër agjërimi i tij është i saktë dhe se nuk ka nevojë ta përsërisë agjërimin e asaj dite për këtë shkak. Është transmetuar nga Umu Seleme dhe Aisha radijAllahu anhuma se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nganjëherë zgjohej në mëngjes duke qenë xhunub nga marrëdhëniet intime (me gratë e tij), pastaj pastrohej dhe vazhdonte agjërimin.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Në transmetimin e Muslimit është ardhur shtesë fjala: “Dhe nuk e kompensonte (këtë ditë)”.

Atëherë nëse zgjohemi për syfyr duke qenë xhunub dhe kemi frikë se koha e syfyrit mund të na kalojë nëse pastrohemi, atëherë s’ka të keqe nëse hamë syfyr në këtë gjendje, por duhet të jemi të kujdesshëm që të pastrohemi para se të lind dielli në mënyrë që mos të na kalojë koha e namazit të sabahut.

Allahu e di më së miri

Related Articles

Back to top button