Magazina

Itali, në progamin e qeverisë ndalohet pjesëmarrja e Masonëve…

Në programin e qeverisë së mundshme që mund të formohet në mes të partisë “Lega Nord” (Lidhja Veriore) dhe Lëvizjes “5 Yjet” (M5S) në Itali është vendosur një ndalesë për përfshirjen e masonëve në qeveri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në programin qeveritar të paraqitur si rezulat i negociatave që vazhdojnë që prej dy javësh në Itali mes “Lega Nord” dhe Lëvizjes “5 Yjet” thuhet se masonët nuk do të jenë të pranishëm në qeveri nëpërmjet një “kodi etik të anëtarëve të qeverisë”.

“Nuk mund të marrin pjesë në qeveri njerëzit të cilët janë dënuar edhe sikur vendimi ndaj tyre të mos ketë marrë formën e prerë për vepra penale të qëllimshme, përfshirë pastrimin e parave, mashtrimeve dhe që janë të përfshirë në rastin e akuzave të rënda si mafia, korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës, masonët dhe ato që kanë konfliktet e interesit me delegacionin. Anëtarët e qeverisë janë të detyruar të japin informacion në kohë sapo të mësojnë nëse janë nën hetim apo të ndonjë ndjekjeje penale ndaj tyre”, thuhet në programin qeveritar.

M5S edhe në procesin e saj zgjedhor nxorri nga lista disa kandidatë për deputetë pasi u zbulua se ata më parë kishin qenë të anëtarësuar në një lozhë masonike.

Lideri i M5S Luigi Di Maio tha se jo vetëm që do t’i largonin nga partia këta persona, por se do të hapnin edhe padi ndaj tyre me arsyetimin se “kanë dëmtuar imazhin e M5S”.

Related Articles

Back to top button