Magazina

Si falet namazi kur je sëmurë?

Kush nuk mund të falet në këmbë nga ndonjë sëmundje të falet i ulur dhe kush nuk mund të falet ulur falet shtrirë. Ka thënë Allahu i Madhëruar: (Ata që e përmendin Allahun në këmbë, ulur dhe shtrirë). Ka thënë Ibën Kethiri në tefsirin e tij – me pak shkurtim-: “… Pastaj ka përshkruar i Madhëruari të zotët e mendjes dhe ka thënë: (Ata që e përmendin Allahun ngritur, ulur dhe shtrirë) siç ka ardhur në hadithin e Imran bin Husajnit se profeti – alejhi selam – ka thënë: “Falu në këmbë, nëse nuk mundesh (falu) ulur dhe nëse nuk mundesh (ulur) falu shtrirë” do me thënë nuk e ndërpresin përmendjen e tij në të gjitha gjendjet në brendësinë, në ndërgjegjen dhe me gjuhë”.

Transmetohet nga Ibën Umeri – radiallahu anhma – se ka thënë: Vizitoi profeti – alejhi selam një nga shokët e tij të sëmurë ndërkohë që isha me të, hyri tek ai dhe ai po falej mbi një dru. Ai vendosi ballin mbi dru duke u përkulur në drejtim të tij pastaj e hoqi atë dhe mori një jastëk. Atëherë profeti alejhi selam më tha: “Lëre atë! Nëse mundesh të bësh sexhde në tokë bëje e në të kundërt bëj me shenjë dhe bëje sexhde më ulët se rukunë”.

Ajo që merret për bazë për pamundësinë është vështirësia apo frika nga përparimi i sëmundjes ose vonimi i shërimit. Në “Er-Rauda En-Nedije” shënohet: “Nëse nuk mundet të falet njeriu me ndonjë mënyrë të faluri të sëmurit që ka ardhur nëpër hadithe, falet me një mënyrë tjetër po nga ato që janë transmetuar, pastaj bën atë që mundet dhe që hyn në mundësinë e tij (Frikësojuni Allahut sa të mundeni)”, “Nëse urdhëroheni për diçka kryejeni sa të mundeni”.

Related Articles

Back to top button