Magazina

Familja gjashtë anëtarëshe bëhet për emergjencë pasi konsumon qebapë të ETC’së për syfyr

Qebapët e ETC-së e kanë helmuar një familje të tërë nga Ratkoci i Rahovecit. Bëhet fjalë për 6 persona të helmuar nga famija Morina: D.Morina, G.Morina, D.Morina, L.Morina, A.Morina dhe E.Morina.
Familja Morina, sipas burimeve të Gazetës Metro, më 28 maj kishte blerë disa qebapë në ETC për të kaluar syfyrin e ardhshëm me to.

Në syfyrin e datës 29, familja e kishte konsumuar produktin, kurse të nesërmen në mëngjes të gjithë anëtarët janë ndier të sëmurë dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.
Këta familjarë është dashur që të trajtohen edhe në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës për shkak të helmimit.

E rasti i helmimit është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës. Për Metron rastin e ka konfirmuar zëdhënësja Lirie Podrimaj. Ajo ka thënë se ngjarja është raportuar në Policië më 31 maj.

“6 persona janë raportuar si të përfshirë në një rast. Dyshimet e para janë për për helmim. Rasti është raportuar më 31 maj në ora 21:30. Është inicuar rasti dhe së bashku me prokurorin po kryhen hetimet”, ka thënë Podrimaj.

Burime tregojnë se ETC është nën hetime për këtë rast dhe se po analizohet edhe mishi i konsumuar nga familja Morina.

Edhe Policia ka konfirmuar se po kryhen analiza ndaj mishit të konsumuar, ndërkohë që Podrimaj ka konfirmuar dyshimet se mishi është blerë në ETC.

“Po pritet analiza e mishit me të cilin dyshohet se janë helmuar. Sipas familjarë, janë ushqyer në shtëpi, por ata thonë se mishin e kanë blerë në ETC, mirëpo duhet të kryhen hetimet”, ka shtuar Podrimaj.

Ndryshe, Metro para disa javësh kishte raportuar për skandalin me mishin në ETC dhe Viva Fresh në Mitrovicë, ku ishin kapur mbi 1.1 ton mish i prishur. Pas kësaj, Inspektoratet komunale ishin vënë në lëvizje dhe kishin kapur edhe disa tonë të tjerë mish të skaduar.

Related Articles

Back to top button