Magazina

Festa e veçantë e Bajramit në Lezhë, katolikë e myslimanë festojnë bashkë

Fiter Bajrami u festua në një mënyrë të veçantë në qytetin e Lezhës, duke bërë bashkë të krishterë e myslimanë. Para ambienteve të xhamisë, biznesmenët Altin Prenga dhe Elona Ndreca, të dy të besimit katolik, ofruan ushqime karakteristike të Bajramit për të gjithë qytetarët.

Iniciatore e organizimit të këtij aktiviteti ishte Bashkia Lezhë, ndërsa artistet e qendrës kulturore të fëmijëve krijuan një atmosfere të gëzueshme. Festes iu bashkua dhe Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.

Ai uroi të gjithë besimtaret për festen e Fiter Bajramit. Aktiviteti tërhoqi vëmendjen e shumë qytetareve, të cilët e vlerësuan maksimalisht këtë organizim të veçantë.

Festimi i Pashkëve dhe Bajramit sëbashku është kthyer në një traditë prej dy vitesh në Lezhë, duke dhënë në këtë mënyrë shembullin e harmonisë fetare që mbizotëron në këtë rajon./e.e

Related Articles

Back to top button