Magazina

Facebook sjell një veçori të re të quajtur “Koha juaj në Facebook”

Lëvizja “koha e mirëshpenzuar” që është duke gjithëpërfshirë teknologjinë mund të vijë në Facebook.

Një tipar i ri që u zbulua nga Jane Manchun Wong (një inxhinier i cili më parë zbuloi tipare të reja në Instagram duke i studiuar përmes kodit) do t’u tregojë përdoruesve se sa kohë kalojnë në faqen e mediave sociale. Lajmi u raportua për herë të parë nga TechCrunch.

Funksioni i ri, i titulluar “Your Time On Facebook”, ndjek hapat e kompanive si Apple dhe Google duke ofruar më shumë informacion rreth asaj se si përdoruesit shpenzojnë kohën e tyre në kompjuterë dhe smartfonë.

Në formën e tanishme, funksioni do të tregojë sa kohë keni kaluar në Facebook çdo ditë gjatë javës së fundit, së bashku me kohën mesatare të shpenzuar në ditë.

Gjithashtu do t’ju ofrojë mundësi për të vendosur një limit kohor ditor, si dhe një lidhje për të menaxhuar njoftimet tuaja në Facebook.

Facebook ka konfirmuar për TechCrunch se funksioni është në zhvillim, edhe pse nuk ka deklaruar kur apo edhe nëse do të lançohet për të gjithë përdoruesit, sipas PCW.

Related Articles

Back to top button