Mos flini me flokët lëshuar, ja çfarë i bën lëkurës
Nuk ka ndodhur ende një mrekulli që është zgjidhje për lëkurën e keqe. Ndërsa për disa persona është e vështirë të përmirësohet dhe luftojnë çdo ditë, ne mund t’ju themi çfarë e shkakton irritimin në mënyrë që ta shmangni sa më shumë të jetë e mundur.
Dieta dhe stresi janë dy shkaktarët kryesorë. Mjedisi ku jetojmë dhe ndotja jo më pak e irritojnë lëkurën; shkaktojnë akne, skuqje e përtharje. Ndonjëherë është gjenetike dhe nuk mund të bësh shumë për ta rregulluar.
Megjithatë ka një zakon nga i cili mund të hiqni dorë për ta zvogëluar problemin. Çelësi qëndron e gjitha te rutina që bënbi përpara se të shtriheni për të fjetur.
Nëse keni flokë të gjatë dhe i lëshoni gjatë natës, ky mund të jëtë një nga shkaktarët, sepse ndotja që grumbullojnë flokët tuaj apo yndyra e prishin lëkurën. Por edhe produktet që përdorni si shampot, kremërat, vajrat apo trajtime të tjera mund t’ju shkaktojnë alergji dhe për pasojë irritim.
Zgjidhja është e thjeshtë në këtë rast.
Mjafton t’i lidhni flokët kur flini që t’i largoni nga fytyra apo nga shpatullat. Sidoqoftë, mos i lidhni shumë fort sepse tërheqja dëmton flokët. Një ide tjetër është edhe t’i mbështillni gjatë natës me një shall mëndafshi.