Mos u përzij në punët e Zotit
Subhanallah, më tronditi një ditë një lajm për një vëlla, pakistanez, i cili me familjen e tij jeton këtu në një qytet të vogël gjermano jugor afër Shtutgartit.
Në fakt, tre fëmijët e parë të tij që i lindi zonja e tij janë vajza, falë Allahut, të bukura dhe të shëndetshme. Mirëpo, pakistanezi po ndjehej inferior me tri vajzat – tri dhuratat e Allahut, andaj zonjën e tij, kur ajo përsëri mbeti shtatzënë, disa herë e kërcënoi, që të lindi DJALË!
Disa muaj më vonë, gjinekologu konfirmoi se këtë herë foshnja ishte mashkull. Dhe me të vërtetë – i lindi një fëmijë mashkull, por – I VDEKUR!
Subhanallah! Vëllai nuk u vetëdijesua pas kësaj sprove, por, kur një vit pas asaj ngjarjeje ajo ishte përsëri shtatzënë, ai i tha zonjës: – Dua një djalë!
Edhe këtë herë mjeku konfirmoi se do të lindte djalë. Ai që e jep jetën dhe vdekjen këtë herë vendosi që të lindë një fëmijë i hendikepuar mashkull, i cili mezi lëvizte vetëm kokën. Invalid.
Subhanallah!
Allahu i Plotfuqishëm di më së miri për ne dhe thotë:
“Të Allahut janë pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çka të dojë! Ai, i dhuron kujt të dojë vajza, e kujt të dojë i dhuron djem. Ose i dhuron dy gjinitë: djem e vajza, e kë të dojë e bënë steril. Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Pushtetshëm.” (esh-Shura, 49-50)
Përshtati: Miftar Ajdini