Magazina

Pse Allahu e fshehu kohën e vdekjes?

Allahu thotë: Agonia e vdekjes do ta sjellë të vërtetën (e jetës tjetër): ja, kjo është ajo së cilës përpiqeshe ti ikje.” (Kaf: 19)

A e ke menduar ndonjëherë, se ku qëndron urtësia e Allahut nga fshehja e kohës së vdekjes? Dhe se pse nuk na është sqaruar koha e vdekjes për çdonjërin nga ne?

Besojmë në vdekjen, e dimë se ajo është e vërtetë, se çdo shpirt do ta shijojë vdekjen dhe çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit, plot Madhëri dhe Nderim.
Allahu thotë: Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen.” (Ali Imran: 185)

Allahu thotë: Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” (Err-Rrahman 26-27)

Ne nuk e dimë kohën e vdekjes, derisa njeriu atë e pret për çdo moment. Secilën herë kur e rikujton se ka mundësi që çdo moment ta braktisë dynjanë, i kthehet Allahut dhe e rikujton ahiretin.

Po tia mësonte Allahu njeriut momentin e vdekjes, do të bënim gjynahe, do të bënim padrejtësi, e pastaj do të pendoheshim para momentit të vdekjes. Në këtë mënyrë humbet urtësia e jetës.

Fshehja e kohës së vdekjes do të thotë se njeriu atë e pret në çdo moment dhe për këtë arsye, nëse është i mençur njërin sy do ta ketë me dynjanë, e tjetrin me ahiretin.
Në këtë mënyrë ai kur e bën një gjynah, nuk e di se Allahu a do tia shtojë jetën dhe a do të ketë mundësi të pendohet apo exheli i tij do ti vijë në kohën kur e bën gjynahun dhe nuk ka mundësi të pendohet.

Ajo çfarë thuhet për gjynahet, thuhet edhe për veprat e mira. Nëse do të dihej koha e vdekjes, njeriu do ta vononte veprimin e veprave të mira derisa të afrohej vdekja, mirëpo, Allahu deshi që përmirësimi dhe vepra e mirë të jenë prezente gjatë tërë jetës së njeriut, ai të garojë në to dhe për këtë shkak e fshehu kohën e vdekjes.

Pra, fshehja e kohës së vdekjes është mëshirë nga ana e Allahut për njerëzit.

Mëshirë që ata ti frikësohen gjynahut para se të vijë vdekja dhe mëshirë që ata të nguten në mirësi para se të befasohen me ardhjen e exhelit.

Related Articles

Back to top button