Magazina

Serbët në Gazimestan me bluza të Millosheviçit e Mladiçit, thirrje kundër Erdoganit: nuk e duam, ngjan si Sulltan Murati

Si çdo herë, edhe sivjet qytetarët serbë janë mbledhur në Gazimestan të Fushë Kosovës për të përkujtuar Vidovdanin, aty ku mëtojnë se gjenden rrënjët e tragjedisë së tyre, sidomos me humbjen e Kosovës.

Aty ata karrikohen në maksimum për ta shprehur naciaonalizmin e tyre deri dhe kriminal. Mjafton fakti që këtë vit, shumë prej tyre patën veshur bluza të Milloshëviçit dhe Mlladiçit. Dhe sigurisht nuk kanë munguar thirrjet nacionaliste “Kosova është Serbi”.
Por risia e organizimit të këtij viti ka qenë fakti se ndër thirrje nuk ka munguar ajo kundër liderit turk Rrexhep Tajjip Erdogan. Ndonëse ky i fundit iu është afruar për t’jua ringjallur ekonominë, ata, me gjasë e kanë parë kreun aktual të Turqisë si Sulltan Muratin e 28 qershorit 1389, njeriun që i mundi me ushtrinë e tij.

“Erdogani nuk duhet lejuar të kthehet as në Serbi e as në Kosovë siç po bën me investime”, citohet të ketë thënë metropoliti i Rashkës së Prizrenit.
Këtë vit asnjë nga zyrtarët serbë nuk erdhi në Gazimestan. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ishte paraparë të marrë pjesë në festimet e Vidovdanit, por ai nuk u lejua të hy në Kosovë për shkak të deklaratave të tij nacionaliste.

Related Articles

Back to top button