Magazina

Vogëlushja siriane Maya dhe babai i saj presin ditën kur do të ecin përsëri

Vogëlushja siriane Maya Meri, e cila është sjellë në Turqi për trajtim derisa po përpiqej ta kalojë jetën e saj në një kamp në Idlib të Sirisë me një mjet të improvizuar të bërë nga babai i saj nga tubi dhe një kanaçe konserve, e pret me plot emocione ditën kur do të marrë këmbët e protezës.
Përpjekja për mbijetesë e sirianes 8 vjeçare Maya, e cila jeton në kampin Ser Ceble në Idlib që kishte ikur nga sulmet e regjimit të Bashar al Asadit, është vërejtur nga gazetarët e Anadolu Agency (AA) në rajon.

Për shkak të një problemi gjatë lindjes, këmbët e saj janë prerë nën gjunj. Jeta e Maya-s, e cila përpiqej të ecte me një aparat të bërë nga babai i saj me kanaçe të konservës, ndryshoi pas lajmit të AA-së.

Pas këtij lajmi ka vepruar kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kınık, i cili mundësoi sjelljen e Maya Merit dhe babait të saj në Turqi. Eksperti për protezë, Mehmet Zeki Çulcu, i cili ka mësuar rastin nga rrjetet sociale tha se do t’i bëjë protezat e Maya-s dhe babait të saj, i cili është me aftësi të kufizuara nga lindja.

Gjysmëhëna e Kuqe kreu proceset për lejeqëndrim të përkohshëm për Muhammed el Merin dhe vajzën e tij Maya. Ata në hotelin ku u vendosën presin me padurim ditën kur do të ngjiten protezat e tyre.

Muhammed el Meri u shpreh se ndjen një gëzim të madh për të qëndruar në Turqi.

Ai tha se vajza e tij Maya si pasojë e një komplikimi gjatë lindjes ka humbur këmbët e saj nga gjunjët dhe se me muaj të tërë ka qëndruar pa lëvizur në shtrat. Ai tha se kjo gjendje ka shkaktuar një pikëllim të madh në familje.

Muhammed el Meri tha se në fillim përdorte një enë plastike brenda së cilës vendoste leckë dhe pambuk në mënyrë që vajza e tij të lëvizë të paktën brenda tendës, por që më pas këtë e ka ndërruar me kanaçen e konservës dhe tubën PVC.
Ai tha se ishin gëzuar për atë që vajza e tyre kishte filluar të lëvizte nëpërmjet këtij aparati. “Maya filloi të lëvizë së pari brenda tendës e më pas jashtë saj. Edhe pse e kishte të vështirë, me ndihmën e këtij aparati arrinte të shkonte deri në tendën ku edukohej. Maya është një vajzë shumë e shoqëruar. Ka marrëdhënie shumë të mira me shoqet në shkollë. Asaj i pëlqen të bisedojë qetë me ta dhe të bëjë diçka së bashku”, tha Meri.

Më tej ai tregon se pas lajmit të AA-së, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka arritur tek ata.

“Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe na sollën neve në Turqi. Falënderoj kryetarin e Gjysmëhënës së Kuqe Kerem Kınık, presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për të gjitha ndihmat e ofruara për sirianët, Mehmet Zeki Çulcu-n i cili do t’i vendosë protezat tona dhe gjithë popullin turk. Shpresojmë se së bashku me trajtimin do të vendosen protezat tona ndërsa Maya dhe unë do të mund të ecim. Jemi shumë të gëzuar dhe të emocionuar për këtë”, tha Meri.

Related Articles

Back to top button