Magazina
Stop nikabit në Danimarkë, vjen gjoba e parë
Pak disa pasi në Danimarkë hyri në fuqi ligji që ndalon mbajtjen e nikabit në ambiente publike, pra mbulimin e fytyrës në emër të parimeve fetare, ka ardhur dhe gjoba e parë ndaj një poseduese të saj.
Sipas mediave daneze, ka qenë një 28-vjeçare që është ndëshkuar me 155 dollarë pasi nuk pranoi t’ja zbulonte fytyrën policisë.
Gjithçka ndodhi pasi nikabmbajtesja u grind me një grua tjetër, pasi kjo e fundit i kërkoi që të zbatonte ligjin duke mos e mbuluar fytyrën. Ngjarja ndodhi në një qendër tregtare në Horsholm, në veri të kryeqytetit Kopenhagen.
Ligji danez anti-nikab ka ngjallur reagime nga shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e sigurisht dhe nga ato që e mbajnë.