Cilat organe i dëmton pirja e duhanit ?
Të gjithë e dimë se pirja e duhanit është e shëndetshme dhe e ndërlidhim atë me shkaktimin e kancerit.
Por, përveç kancerit, duhani dëmton shumë pjesë tjera të trupit.
Më poshtë ju sjellim pjesët e trupit të cilat dëmtohen nga pirja e duhanit.
Lëkura
Nëse jeni duhanpirës, rrudhat do t’ju shfaqen më shpejt. Pirja e duhanit e shpejton procesin e plakjes së lëkurës. Duhani e bën lëkurën e një 40-vjeçari të duket sikurse e një 70-vjeçari. Ky dëm nuk mund të zhbëhet dhe mund të shkaktojë edhe sëmundje tjera të lëkurës, duke përfshirë kancerin e lëkurës.
Nyejt
Keni dhimbje dhe pezmatim në nyje? Atëherë me siguri për shkak se pini duhan, pasi që duhanpirësit janë më të prirë të vuajnë nga artriti reumatoid. Në fakt, edhe ilaçet e artritit reumatoid nuk funksionojnë mirë te personat që pinë duhan. Shkencëtarët ende nuk e dinë përse.
Truri
Nëse pini duhan, ju jeni më shumë se trefish të prirë të keni sulm në tru. Gjithashtu jeni më të rrezikuar të keni shtypje të lartë të gjakut.
Sytë
Pirja e duhanit ju bën dyfish më të prirë të sëmuren me degjenerim makular, sëmundje e syrit e cila e shkatërron vizionin qendror i cili iu nevojitet për të lexuar, shkruar dhe për t’i shikuar fytyrat e tjerëve.
Mushkëritë
Kanceri i mushkërive – i cili ndërlidhet me pirjen e duhanit 90% të kohës – është shkaktari kryesor i vdekjeve të kancerit në SHBA. Përveç kancerit të mushkërive, duhani e rritë rrezikun edhe për kancerin e gojës, veshkave, mëlçisë, fshikëzës, pankreasit, stomakut, etj.
Zemra
Tymosja e duhanit është ndër shkaktarët më të mëdhenj të sëmundjeve të zemrës. Kjo për shkak se duhani i ngushton arteret, si dhe e trashë gjakun – gjë e cila mund të shkaktojë sulm në zemër.
Shpërndaje me mikun që konsumon cigare!