Turqit shpenzojnë për kurban afërsisht sa buxheti vjetor i Kosovës
Turqit do të shpenzojnë mbi 10 miliardë lira ose rreth 1.6 miliardë euro për kafshët “e sakrifikuara” gjatë Kurban Bajramit, vlerëson Sindikata e Fermerëve.
“Kemi llogaritur që njerëzit këtë vit do të paguajnë 10.06 miliardë lira për kurbanë”, citohet të ketë thënë Semsi Bayraktar, kryetar i Odës Turke të Tregtisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kështu, është vlerësuar se rreth 3.6 milionë kafshë do të sakrifikohen këtë vit, nga të cilat 2.8 milionë dele dhe dhi.
Kurban Bajrami shënohet këtë vit që nga 21 deri më 25 gusht.
Kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e Ibrahimit alejhi selam, për të sakrifikuar djalin e tij te Perëndia.
Fëmija i tij, Ismaili alejhi selam, ishte kursyer në minutën e fundit dhe në vend të tij Allahu ua kishte dërguar një dash.
Kështu Ibrahimi alejhi selam e kishte çuar në vend urdhërin e Allahut dhe e kishte tejkaluar këtë sprovë.