Magazina

Urtësia e heqjes së qimeve nga vendet e turpshme dhe nënsqetullave

Pyetja: Cila është arsyeja e rruajtjes së qimeve të vendeve të turpshme dhe nënsqetullave? Çfarë përdorën në kohën e profetit, paqja dhe bekimet e Allahut qoftë mbi të, për rroje? A mjafton vetëm shkurtimi apo duhet të rruhen?
Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Suneti profetik tregon se duhet hequr qimet nga vendet e turpshme dhe nënsqetullave.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Fitrah është në pesë gjëra – ose pesë gjëra janë prej fitras – synetimi, rruajtja e qimeve në vendet e turpshme, prerja e thonjve, shkulja e nënsqetullave, dhe shkurtimi i mustaqeve.”[1]

Urtësia për dispozitën e rruajtjes së qimeve nga këto dy vende – Allahu e di më së miri – është se heqja e qimeve ndihmon në arritjen e një niveli të pastërtisë dhe parandalon atë që mund të buron nga erërat e këqija nëse qimet mbeten pa u hequr. Dhe ka arsye dhe urtësi të tjera.

Hafidh Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Këto karakteristika të fitres mund të lidhen me disa interesa fetare ose të kësaj bote, që mund të vërehen dukshëm, si: përmirësimi i mirëqenies fizike; pastrimi i trupit tërësisht; duke marrë masa paraprake për të siguruar pastërtinë kur merr gusl ose abdes; duke u sjellur mirë me miq e shokë; duke shmangur erëra të pakëndshme që mund t’i fyejë ata;

për të kundërshtuar praktikat e jobesimtarëve, si: zjarrputistët, hebrenjtë, të krishterët dhe adhuruesit e idhujve; për t’iu bindur urdhrit të Ligjdhënësit; për të ruajtur atë që përmendet në ajetin në të cilin Allahu qoftë i lartësuar, thotë “dhe u ka dhënë formë, e ju ka zbukuruar formën.” Gafir, 64, sepse kështu i ruan këto cilësi – sikur ajeti të nënkuptojë:

Unë ju kam dhënë forma të bukura, prandaj mos i shtrembëroni ato me ndonjë gjë që mund t’i bëjë të shëmtuara, dhe të kujdesurit për këtë bukuri është kujdesi për të ruajtur dinjitetin dhe harmoninë me të tjerët, sepse nëse një person duket i bukur, kjo i bën të tjerët të ndihen të qetë me të, kështu që njerëzit do të dëgjojnë fjalën e tij, do të vlerësojnë mendimin e tij dhe anasjelltas.”

Së dyti:
Ajo që ishte e njohur në kohën e Profetit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ishte se ata përdornin brisk rroje për të rruajtur flokët e tyre.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Ne ishim me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, në një luftë dhe kur ne iu afruam Medines, dëshironim të hynim në qytet menjëherë, por Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Pritni derisa të hyjmë natën, kështu që të kreh flokët e të rruan pjesët intime”.

Hafidh ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Asaj së cilës i mungon burri. Ajo që nënkuptohet është që t’i rruan qimet, dhe fjala e përdorur në këtë hadith i referohet rruajtjes (el-istihded), sepse kjo është metoda e zakonshme e heqjes së qimeve, por kjo nuk do të thotë se nuk lejohet të përdorë diçka tjetër përveç briskut për rroje.

Në Musnedin e Imam Ahmedit (26705), në hadithin e Ma’mer ibën Abdullahut, Allahu qoftë i kënaqur me të, thuhet: … Kur i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kishte therur kurbanin në Mina, më urdhëroi t’ia qethi kokën. Kështu që unë morra një brisk dhe qëndrova pranë kokës. I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, më shikoi në fytyrë dhe më tha: “O Ma’mer, i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, të ka mundësuar llapën e veshit e në dorën tënde ke briskun…”

Së treti:
Prej sunetit në lidhje me heqjen e qimeve në pjesën intime është të rruhen. Ndërsa qimet e sqetullave, prej sunetit është të shkulen, por nëse një person mjaftohet të i shkurton, nuk ka asgjë të keqe, por nuk është ajo që është më e mira.

Ibën Kudameh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: (el-istihded) është rruajtja e qimeve nga pjesa intime, dhe është mustehab (e preferuar) dhe është pjesë e Fitres, dhe duket shumë e shëmtuar nëse lihet, prandaj rekomandohet të hiqen, dhe çfarëdo që do të përdoret, asgjë të keqe nuk ka me të, sepse qëllimi është që të rruhen. I është thënë Ebu Abdullahut (domethënë, Imam Ahmedit): A i lejohet një personi të prejë qimet e poshtme me gërshërë, edhe nëse ai nuk i rruan? Ai tha: Unë mendoj se është e pranueshme, me lejen e Allahut.[2]

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Rruajtja e qimeve në pjesën intime quhet (istihded) në arabisht, sepse (istihded) është nga hekuri (hadid), dmth, brisk rroje. Kjo është prej sunetit, dhe qëllimi i tij është pastrimi i vendit. Më e mira është të rruhet, por, lejohet edhe prerja e qimeve, shkulja ose heqja me një pastë depiluese …. Ndërsa shkulja e qimeve të sqetullave, është sunet sipas konsensusit. Më e mira është që të shkulen për atë që mund të qëndrojë, por, mund të bëhet edhe duke i rruar ose duke përdorur një pastë depiluese. Është transmetuar se Junus ibn Abdul-Eala ka thënë: Kam hyrë tek Shafiu, Allahu e mëshiroftë, dhe berberi ishte tek ai, duke i rruar sqjetrat e tija. Dhe Shafiu ka thënë: Unë e di se prej sunetit është që shkulen, por nuk mund ta përballoj dhimbjen.

Related Articles

Back to top button