Kur një grua nuk e do më mashkullin e saj, bën këto 7 gjëra
Kur një grua pushon së dashuruari mashkullin e saj, gjendja e saj shpirtërore ndryshon, ashtu sikurse dhe vëmendja kundrejt tij. Më poshtë janë 7 gjëra që e tregojnë.
1. Nuk është më pika e referimit
Partneri juaj nuk është më pikë referimi në jetën tuaj dhe nuk zë vend në mendimet që keni. Ai nuk është më pjesë e mendimeve tuaja për të ardhmen dhe ju filloni të mendoni se duhet të jetoni pa atë, që të ndiheni më mirë.
2. Nuk e shikoni atë si më parë
Kur zgjoheni, nuk e shihni më. Kur ka dashuri, zgjoheni, shikoni dhe puthni partnerin tuaj në shtrat. E puthni dhe i thoni mirëmëngjes, duke menduar për të shkruar një faqe tjetër të librit të jetës së bashku.
3. Nuk të mungon më
Kur nuk është në shtëpi, ju nuk ndjeni mungesë dhe ndjeheni më mirë vetëm, harroni se ai nuk është dhe nëse për një moment mendoni “Tani do të vijë”, ndjeni se nuk doni që kjo të ndodhë dhe preferoni të qëndroni të qeta në vetmi.
4. Hani veç e veç
Ju nuk shijoni më një vakt me të. Ato dreka apo darka që keni kaluar me të, nuk ekzistojnë më. Tani vaktet janë të mërzitshme dhe pa biseda.
5. Argëtoheni pa atë
Jeta juaj tashmë po fillon të kërkojë mënyra dhe momente të tjera, kur të jeni të lumtura e të qeshni. Dhe partneri juaj nuk është pjesë e tyre.
6. Nuk merakoseni më për të
Pa e kuptuar, nuk merakoseni më nëse është në rregull. Nuk është se ju jeni një person i keq, por nuk e vrisni më mendjen se ku ndodhet apo ç’po bën mashkulli juaj. Vjen një moment kur nuk është më i rëndësishëm për ju, dhe filloni të mendoni më shumë për veten, fëmijët tuaj ose për njerëzit e tjerë.
7. Filloni të mendoni për një dashuri të re
Filloni të planifikoni një dashuri të re. Ju rikthehen ide dhe iluzione me një person të cilin mund ta njihni, imagjinoni veten me dikë që ju bën të rigjeni dashuri dhe lumturi.