Magazina
Tenton t’i ikë postbllokut, shqiptari arrestohet në Itali
Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi ishte dëbuar nga shteti fqinj.
Mediat vendase shkruajnë se shqiptari Everest Ajazi është vënë në pranga pasi nuk iu bind urdhrit të policisë.
Ai u ndalua për një kontroll në makinën ku udhëtonte së bashku me një bashkatdhetar, i cili ishte drejtues i automjetit.
Ajazi ka tentuar të largohet gjatë momentit që autoritetet policore u kërkuan dokumentet shqiptarëve.
Edhe pse tentoi ikjen ai është dorëzuar kur ka kuptuar se nuk kishte rrugëdalje.
Ai u vu në pranga dhe pritet të dalë para gjykatës për të marrë vendimin.