Raporti OBSH-së: alkooi, tre milionë viktima në vit
Gjatë vitit 2016, mbi tre milionë njerëz vdiqën nga konsumimi i alkoolit, që do të thotë se një nga 20 vdekjet në botë është e lidhur me alkoolin, raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas raportit, më shumë se tre të katërtat e numrit të përgjithshëm të vdekjeve të lidhura me alkoolin raportohen tek meshkujt.
Përveç kësaj, u theksua se, pavarësisht nga dëshmitë e rreziqeve shëndetësore që mbart, parashikimet tregojnë se konsumi global i alkoolit do të rritet edhe më tej në dhjetë vitet e ardhshme.
“Është koha për të ndërmarrë hapa për të parandaluar një kërcënim serioz për zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë. Shumë njerëz, familjet e tyre dhe komunitetet, po vuajnë nga efektet e abuzimit me alkoolin”, thuhet në raport.
Në përgjithësi, vlerësohet se 237 milionë burra dhe 46 milionë gra vuajnë nga alkoolizmi.
Numri më i madh i rasteve është raportuar në Evropë dhe Amerikë, dhe çrregullimet që lidhen me alkoolin janë më të zakonshme në vendet më të zhvilluara.