Identiteti në shënjat e gishtrinjve! Në miliarda njerëz, pse asnjë shënjë e gishtit nuk është e njëjtë?! Përshkrimi në Kur’an dhe vërtetimi shkencor…
Miliarda njerëz kanë erdhur në këtë Botë dhe miliarda do të vijnë duke ikur, por asnjë njeri nuk i ka shënjat e gishtave njësoj! A është kjo rastësi?! A mundet të jetë rastësi që identiteti i një personi të jetë koduar në shënjat e tij të gishtave?! Jo! Kjo s’është rastësi.
Kjo është një ndër argumentet e shumta të Krijuesit të Gjithësisë. Çdo njeri madje duke përshfire edhe binjakët, të cilët në barkun e nënës janë bashkë, dhe dalin bashkë në këtë botë, janë të ngjashëm në pamje dhe strukturë, por shënjat e gishtave nuk i kanë njësoj.
Ky sistem i koduar mund të krahësohet me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme si prodhimet industriale apo ushqimore. Shekuj më përpara kjo gjë as që nuk ishte menduar dhe jo më të zbulohej, ndërsa në Kur’anin famëlartë kjo gjë është përmendur 1438 vitë përpara….
Thotë Krijuesi i Gjithësisë: “A mendon njeriu se nuk do t’i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t’i mbledhim! Madje Ne jemi të zotë t’i krijojmë përsëri edhe majat e gishtrinjve të tij!” (El Kijame 3-4)…
Theksimi i shënjave të gishtrinjve ka një domethënie mjaft të veçantë, sepse secili ka shënjen e tij unikë të gishtrinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë bota ka formën e tij unike të shenjave të gishtrinjëve. Prandaj dhe sot në botën e zhvilluar përdoren shenjat e gishtave si prove thelbësore për identitetin e njeriut. Studimet e shumta e vërtetuan këtë zbulim reth fundit të shek 19. Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik. Kur’ani famëlartë, libri Hyjnor na flet për këtë dukuri të rëndësishme. Këto dhe shumë argumente të tjera vërtetojnë bindshëm se Kur’ani famëlartë është fjala e Krijuesit të Gjithësisë.