Magazina

Ai Kujtoi se e Fitoi Vendin e Punës, Por Drejtori i tha: “A i ke larë ndonjëherë duart e nënës tënde?

Një djalosh i ri që sapo kishte përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera shkoi për të aplikuar për një pozitë menaxheriale në një kompani të madhe. Ai e kaloi intervistën e parë dhe drejtori do t’i bënte intervistën e fundit, për të vendosur përfundimisht.

Drejtori zbuloi nga CV-ja se arritjet akademike të të riut ishin të shkëlqyera gjatë gjithë rrugës, nga shkolla e mesme deri në studimet postdiplomike, të gjitha vitet ia kishte dalë me rezultate të mira.
Drejtori pyeti: “A ke marrë ndonjë bursë në shkollë?”

I riu iu përgjigj “Jo asnjëherë“.

Drejtori pyeti: “A ishte babai juaj ai që pagoi për shkollimin tuaj?”

I riu u përgjigj: “Babai im vdiq kur isha një vjeç, nëna ime pagoi gjithë shkollimin tim“.

Drejtori pyeti: “Ku ka punuar nëna juaj?”

“Nëna ime punonte si rrobalarëse“, – iu përgjigj djaloshi.

Drejtori i kërkoi të riut t’i tregonte duart e tij. Ai pa se duart e të riut ishin të buta dhe të përsosura.
Drejtori pyeti: “A e ke ndihmuar ndonjëherë nënën tënde të lajë rrobat?”

“Kurrë, nëna ime gjithmonë donte që unë të studioja dhe të lexoja sa më shumë libra. Për më tepër, nëna ime mund t’i lajë rrobat shumë më shpejt se unë” – tha ai.

Drejtori tha: “Kam një kërkesë. Kur të kthehesh sot në shtëpi, shko dhe pastro duart e nënës tënde dhe pastaj eja më tako sërish nesër në mëngjes“.

I riu mendoi se shansi i tij për t’u pranuar në punën që ëndërronte ishte i lartë tashmë. Kur ai u kthye, ai me kënaqësi i kërkoi nënës së tij që ta linte t’ia pastronte duart e saj. Nënës së tij iu duk e çuditshme, u ndie e lumtur dhe ashtu me ndjenja të përziera, ajo i tregoi duart e saj të birit.
I riu i pastroi ngadalë duart e nënës së tij. Lotët i rridhnin ndërkohë që e bënte këtë. Ishte hera e parë që ai vuri re se duart e nënës së tij ishin aq të rrudhosura dhe kishte kaq shumë plagë në duart e saj.

Disa plagë ishin aq të dhimbshme saqë nëna e tij dridhej edhe kur ia pastronte me ujë.

Kjo ishte hera e parë që djaloshi kuptoi se ishin këto duar që lanë rrobat çdo ditë për t’i mundësuar atij që të paguante taksën e shkollës. Plagët në duart e nënës ishin çmimi që nëna kishte për të paguar për diplomimin e tij, përsosmërinë akademike dhe të ardhmen e tij.

Pas mbarimit të pastrimit të duarve të nënës së tij, ai i lau i qetë të gjitha rrobat e mbetura në vend të nënës së tij. Atë natë, nëna dhe djali biseduan për një kohë shumë të gjatë. Të nesërmen në mëngjes, djaloshi shkoi në zyrën e drejtorit.

Drejtori vuri re lotë në sytë e të riut dhe e pyeti: “A mund të më tregosh se çfarë ke bërë dhe ke mësuar dje në shtëpinë tënde?”
Ai iu përgjigj: “Pastrova dorën e nënës sime dhe mbarova pastrimin e të gjitha rrobave të mbetura“.
Drejtori e pyeti: “Të lutem më trego çfarë ndjeve“.
I riu i tha:
“1, tani e di se çfarë është vlerësimi. Pa nënën time, sot nuk do të kishte sukses.
2, Duke punuar së bashku dhe duke ndihmuar nënën time, vetëm tani e kuptoj sa e vështirë dhe e mundimshme është të realizosh diçka.
3, kam arritur të vlerësoj rëndësinë dhe vlerën e marrëdhënies në familje“.

Drejtori tha: “Kjo është ajo që po kërkoj për atë që do të jetë menaxheri im. Unë dua të rekrutoj një person që mund të vlerësojë ndihmën e të tjerëve, një person që i njeh vuajtjet e të tjerëve për të arritur gjërat dhe një person që nuk do ta vendoste paranë si qëllimin e tij të vetëm në jetë.

Ti je i punësuar!”.

Më vonë, djaloshi punoi shumë dhe mori respektin e kolegëve të tij. Çdo punonjës punonte me zell dhe në ekip. Performanca e kompanisë u përmirësua jashtëzakonisht.

Morali: Nëse dikush nuk kupton dhe përjeton vështirësitë që duhen për të fituar të mirat e ofruara nga të dashurit e tyre, atëherë ata kurrë nuk do ta vlerësojnë atë.

Gjëja më e rëndësishme është të përjetosh vështirësitë dhe të mësosh të vlerësosh punën e madhe pas gjithë të mirave të ofruara.

Related Articles

Back to top button