Të gjithë atyre që janë të shqetësuar dhe kanë stres, asnjëherë nuk ju ka shkruar në mend se zgjidhja do të ishte “nëpërkëmbja” nga një elefant tretonësh. E, pikërisht këtë po e kërkojnë disa turistë në Tailandë.
Të shtrirë në tokë, me vetëm një peshqir sipër, ata shkelen me këmbën e elefantit aziatik.
Kafshët që peshojnë nga 2.25 deri në 5.5 tonë, konsiderohen si masazhues të mirë dhe si kafshë që ndihmojnë për të liruar stresin, transmeton Telegrafi.
Kampi që gjendet në xhunglën e provincës Chang Mai, po mbledh turistë të shumtë nga vendet perëndimore, që duan të provojnë këtë lloj masazhi.