25,000 britanikë infektohen me gjak të kontaminuar amerikan
Dhjetëra mijëra britanikë mund të jetojnë me viruse vdekjeprurëse, pasi u është dhënë gjak i kontaminuar i importuar dekada më parë nga SHBA, ka zbuluar një hetim rreth skandalit të gjakut të NHS-së.
Gjatë hetimit, viktimat folën për mënyrën se si u është dhënë një “dënim me vdekje” pasi mësojnë se janë infektuar me HIV ose hepatiti C, pas trajtimit rutinë.
Shumë prej viktimave u informuan disa vjet pasi kishin infektuar tashmë partnerë apo edhe fëmijët e tyre.
Rreth 2,500 vetë vdiqën si rezultat i gjakut të kontaminuar. Kampionet u importuan nga SHBA dhe u përdorën për të trajtuar mijëra britanikë gjatë viteve 1970 dhe në vitet ’80. Gjaku u është dhënë kryesisht të prekurve me hemofili, megjithëse u trajtuan edhe ato që patën komplikime gjatë lindjes.
Kryetari i hetimit, Sir Brian Langstaff, ish-gjykatës i Gjykatës së Lartë, tha se skandali ishte më i keqi në historinë e NHS.
Një nga qëllimet kryesore të hetimit është konstatimi i numrit të të infektuarve.
Sir Brian deklaroi se disa vlerësime shtrihen tek 25 mijë persona të prekur, duke paralajmëruar se kjo do të provohet.
Hetimi i gjakut të infektuar pritet të zgjasë 15 muaj. Ajo u hap me dëshmi nga viktimat të cilët treguan vdekjet e të dashurve të tyre.
Paketat e infektuara me gjak nga Shtetet e Bashkuara ishin marrë nga të burgosurit dhe të varurit nga droga, shumë prej të cilëve u paguan për të dhuruar.