Magazina

Serbi nga Ferizaji nuk pranon veshkë nga homoseksualët

Fondacioni humanitar “Budi Human” kishte mbledhur donacione për serbin e sëmurë rëndë që t’i mundësonin atij të transplantonte një veshkë të re, shkruan më tej Albinfo.ch. Shumë persona ishin pajtuar që t` i dhurojnë veshkat e tyre. Ivan Rexhiq nga Ferizaji, një qytet në Kosovën jugore, është duke luftuar me një sëmundje serioze, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. E vetmja mënyrë për të udhëhequr një jetë normale është transplantimi i veshkave. Por, 33-vjeçari nuk pranon çfarëdo veshke donatore.

Ivan Rexhiq e di se çfarë do të thotë të jetosh me një sëmundje malinje. 33-vjeçari vuan nga pamjaftueshmëria renale kronike. Vetëm një transplantim i veshkave mund ta ndihmojë atë. Sipas platformës serbe “Espreso” që nga gushti i këtij viti, ai duhet t`i nënshtrohet një dialize të rregullt, pasi tashmë ka dështuar një transplantim. Fondacioni humanitar “Budi Human” kishte mbledhur donacione për serbin e sëmurë rëndë që t’i mundësonin atij të transplantonte një veshkë të re, shkruan më tej Albinfo.ch.

Shumë persona ishin pajtuar që t` i dhurojnë veshkat e tyre. Por në vend që të jetë mirënjohës se njerëzit janë të gatshëm t`ia shpëtojnë jetën, i sëmuri ka publikuar një tweet që shkaktoi diskutime të nxehta dhe është përkujdesur për moskuptim nga ana e donatorëve. “Unë nuk dua asnjë veshkë homoskesuale”. Shumë persona u përpoqën ta bindnin serbin e ri që sjellja e tij ishte gjithçka, por vetëm jo tolerante, por më kot. Në përgjigjet e disa përdoruesve të Twitter-it, ai qëndroi këmbëngulës dhe kundërshtoi me fyerje të vrazhda. Mbetet të shihet nëse me një botëkuptim të tillë, atij do t`i dhurohet ndonjë veshkë.

Related Articles

Back to top button