Magazina

Të vishesh me para, trendi që ka fiksuar vipat

I duam aq shumë paratë, sa duam të vishemi me to. Kim Kardashian u dallua mbrëmjen e së enjtes me një paraqitje që kishte dizajnin e dollarit, nga koka te këmbët.

37-vjeçarja mbante veshur një pardesy dhe çizme të gjata deri te gjuri, me printet e dollarit amerikan. Madje edhe çanta e saj e zbukuruar e gjitha me gurë kishte simbolin e monedhës.

Dy nga të famshmet shqiptare u dalluan gjithashtu këtë vit duke përqafuar trendin e veshjes me para, Era Istrefi dhe Tayna, ndërsa shumë nga emrat e njohur të muzikës botërore treguan se ky trend do të vazhdojë të qëndrojë për gjatë.

Gjithashtu diva e muzikës pop u shfaq me një kostum, që kishte dizajnin e prerjes 100 dollarëshe në videoklipin e këngës “Dinero”.

Related Articles

Back to top button