Magazina
Babai i bën vajzës 25 vjeçe lapidar në formë iPhone / Mesazhi do iu përloti
Një lapidar gjigant në formë iPhone, u shfaq në varrezat e Ufa, në Rusi. Ndërsa si screensaver, qëndron fotografia e një vajze e cila u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare.
Vajza me emrin Rita Shameeva, u nda nga jeta në vitin 2016, por siç thonë banorët e zonës, lapidari i varrit u bë vetëm pas dy vitesh.
Ishte babai i vajzës ai që donte që varri të ishte në këtë mënyrë.
Ai donte që e bija të kishte një varr në formë iPhone, pasi ajo punonte për Apple Russia.
Në lapidar u instalua edhe një kod Qr, i cili tregon faqen online të dedikuar 25-vjeçares e cila u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Lapidari ka formën e një iPhone 6, me butona dhe fotokamera në pjesën e pasme.