Argumente nga Kurani, tashmë edhe shkenca: veshët lëvizin para syve
Kur i lëviz sytë, edhe veshët e tu lëvizin shumë, edhe në heshtje të plotë.
Dhe ata lëvizin 10 milisekonda para syve tuaj!
Askush nuk e di pse. Para se të vendosësh t’i lëvizësh sytë, truri yt i përgatit veshët.
Disa herë në Kuran, All-llahu e ka përshkruar krijimin e njeriut duke shpjeguar se ai e ka krijuar të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e tij, që e ka renditur dëgjimin para shikimit.
Ajete nga Kurani:
23:78. Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të pamurit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.
16:78. All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
6:46. Thuaj: “Nëse All-llahu ua merr të dëgjuarit, të pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetër do t’ua sjellë atë?”. Shih se si ua sqarojmë faktet e megjithëkëtë ata nuk ua vënë veshin!
76:2. Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.
I lartë është Allahu, sa pak që jemi falënderues.