Magazina

Këto gjëra me shumë mundësi i bëni gabim gjithë kohës

Mbajtja e gotës: Duhet të kuptoni që një gotë me fron është dizenjuar e tillë për t’u mbajtur nga froni. E gjitha ka të bëjë me temperaturën e pijes në gotë, kontakti me dorën mund t’i shkaktojë pijes ngrohje. Pra, herën tjetër që do të porosisni verë mos harroni ta kapni gotën siç duhet.

Larja e flokëve: Nëse po i lani flokët çdo ditë dijeni se po i dëmtoni. Sipas dermatologëve flokët duhen larë jo më shpesh se 2- 3 herë në javë, në mënyrë që të mos fillojnë çrregullimet me skalpin.

Përzierja e gjellës: Po, të gjitha tenxheret dhe tiganët kanë vendin e posatshëm për të vendosur lugën gjatë gatimit.

Larja e dhëmbëve: Nuk është e nevojshme të vendosni shumë pastë dhëmbësh në një larje të vetme. Stomatologët këshillojnë që t’i kushtohet më shumë rëndësi fërkimit të dhëmbëve në mënyrën e duhur sesa produkteve për pastrimin e tyre.

Shkarkimi i WC- së: Ulni gjithmonë kapakun e wc- së përpara se të bëni shkarkimin e kësaj të fundit. Kështu do të ndaloni çlirimin e baktereve në ajër.

Related Articles

Back to top button