Koha kur Khabib si nëntë vjeçar nuk kishte frikën të përleshej me një ari (Video)
E gjithë bota është duke e pritur përballjen mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor për titullin e peshave të lehta në UFC.
Irlandezi tashmë është legjendë e këtij divizioni, por rusi nga 26 përballje nuk ka humbur asnjë në karrierën e tij.
Për ta kuptuar më mirë shpirtin luftarak të Nurmagomedovit, duhet të shikoni videon e tij kur ishte nëntë vjeçar dhe përleshej me një ari.
E gjitha kjo ka ndodhur në shtatorin e 1997 dhe ishte dëshira e babait të Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov, pasi përleshja me një ari është në kulturën Dagestanit (Rusi).
Shihni videon:
Edhe pse ende i ri në moshë, Khabin kishte pranuar sfidën për të nderuar kështu dëshirën e babait.
Janë nevojitur 17 vite që kjo video të dal në sipërfaqe ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por tani ajo është kthyer përsëri dhe është bërë prapë virale.
Pika më e fortë e Nurmagomedov është mundja dhe kështu pritet ta dominojë edhe Conorin, ndaj të cilit konsiderohet favorit.